Sport

Fitore e vështirë e Manchester City kundër Aston Villës, merr kreun e Premier Ligës

Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 kundër Aston Villës në Etihad Stadium. Një lojë e hapur por që nuk pati gola deri në minutën e 79-të. Kjo fitore e dërgon në vend të parë Manchester City, s’paku deri ta luan ndeshjen Manchester United sonte kundër Fulham.

Manchester City e ka mposhtur me rezultat 2-0 Aston Villën.

Në një ndeshje të vështirë, ku pati të reshura të mëdha të shiut gjatë 90 minutave, City ka arritur që vetëm në fund ta sigurojnë fitoren.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, City disa herë pati shanse për të shënuar, por edhe Villa ishte tepër e rrezikshme me anë të kundërsulmeve.

Goli për Cityn erdhi në minutën e 79-të.

Ishte një gabim i mbrojtjes se Aston Villës ku nga ai përfitoi Bernardo Silva për të shënuar një gol të bukur në minutën e 79-të te ndeshjes.