Showbiz

Fiton Arsenali, shpresë për ta arritur vendin e katërt

Arsenali ka arritur fitore kundër Wolverhampton

Arsenali ka arritur fitore kundër Wolverhampton Wanderers si mysafir në kuadër të xhiros së 33 së Premier Liges.

Golat për klubin londinez i shënoi Bukayo Saka në minutën e 43 dhe Alexandre Lacazette për ta vulosur fitoren e katër rresht të Arsenalit në minutën e 86.

Me këtë fitore Arsenali arrinë në 49 pikë dhe ka 6 pikë më pak sesa Man United e cila gjendet në pozitën e katërt me 55 pikë, por Chelsea ka 54 pikë dhe një ndeshje më pak.

Gara për vendin e katërt si duket do të zhvillohet në mes të dy klubeve londineze dhe Man Unitedit. Poashtu as Leicester City nuk ka siguruar asgjë pasi është vetëm tre pikë larg Man Unitedit. /Insajderi.com/