Lajme

“Financial Times”: Frikërat e Ramës e Zaevit pasi BE u mbylli dyert

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të për

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të përballen me rrezikun e rritjes së nacionalizimit dhe shthurjes së reformave ekonomike pasi Bashkimi Europian u mbylli dyert. Kështu paralajmërojnë Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, në prononcimet e tyre për “Financial Times”.

Rama tha se vendimi për të mos hapur bisedimet ka lënë “një shok të rëndë psikologjik në vend” dhe ka dëmtuar besueshmërinë e bllokut në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi shkëputur nga Europa dy herë në mënyrë brutale, një herë për 500 vite nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin më brutal komunist. Askush nuk mund të pranojë idenë se mund të ketë edhe një herë të tretë dhe këtë herë mund të jetë Europa që shkëputet brutalisht nga vetvetja”, u shpreh Rama për “Financial Times”.

Ai shtoi gjithashtu se i kuptonte shqetësimet e shteteve anëtare të BE që donin të reformonin procesin e negociatave para se të nisnin negociata. Por si ai, ashtu edhe Zaev, janë të mendimit se anëtarësimi është të paktën një dekadë larg dhe bisedimet mund të nisnin ndërkohë që vendet dhe vetë blloku reformoheshin.

“Europa është në një periudhë ku para se të bëhet më mirë, do të bëhet më keq, dhe ne jemi dëm anësor i kësaj”, tha Rama.

Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev është i shqetësuar për faktin se do të ketë përpjekje për të mbushur vakumin e lënë nga Bashkimi Europian në Ballkanin Perëndimor. “Vendimi për të mos nisur bisedimet i lë hapësirë forcave të tjera, të cilat nuk na vijnë në ndihmë, nuk ofrojnë demokraci, liri dhe sundim të ligjit”, tha ai.

Zaev gjithashtu tha se i frikësohej rikthimit në të shkuarën e keqe në vendin e tij të ndarë etnikisht, duke përmendur edhe luftën e vitit 2001, mes maqedonasve dhe shqiptarëve.


Etiketa: , ,