Sport

Finalja e 25 Majit/ Mbërrin në Tiranë trofeu i ‘Conference League’! (FOTO)

Më datë 25 maj, e gjithë vëmendja e futbollit

Më datë 25 maj, e gjithë vëmendja e futbollit europian do të jetë e përqëndruar në Tiranë tek finalja e Conference League mes Romës dhe Feynoord. Interesi nga të dyja tifozeritë është maksimal ndërsa tashmë kanë nisur të ndjehen ethet e së mërkurës.



Së fundmi, FSHF njofton se në Tiranë ka mbërritur edhe Kupa e Conference League, e cila duket shumë bukur në sfondin e qendrës së Tiranës. Kujtojmë se Conference League është një risi për Europën pasi është hera e parë që zhvillohet një kompeticion i tillë dhe që historinë e vet nis ta shkruajë pikërisht nga Tirana.

Sakaq, pritet një atmosferë fantastike në stadiumin Air Albania me tifozët holandezë dhe italianë që janë shumë të interesuar për një vend në tribunat e impiantit modern ndërsa Tirana ka edhe një mundësi të artë promovimi.