Kosovë Shqipëri

Fillon takimi mes Vjosa Osmanit dhe Ilir Metës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidenti Ilir Meta në Shqipëri.

Ajo ka filluar sot vizitën treditore në shtetin shqiptar, teksa vizitën e parë e bëri në Lezhë te Memoriali i Skënderbeut, shkruan Gazeta Express.

Tanimë ka filluar takimi mes dyshes në objektin e Presidencës në Tiranë.

Ajo Metës i përcolli edhe një dhuratë nga gratë që ishin viktima të dhunës së luftës së fundit në Kosovë.

“Janë të gjitha të mbijetuara të asaj lufte. Sot dhimbjen e tyre e kanë kthyer në guxim dhe në forcë. Shpresoj shumë që do të gjejnë vend që të tregojë dhimbjen e tyre dhe historinë e Kosovës edhe në zyrën tuaj”, tha ajo.

Në ndërkohë për këtë dhuratë falënderues ndaj Osmanit ishte Meta.

Pritja është organizuar në Pallatin e Brigadave. Osmani e Meta do të kenë një konferencë të përbashkët për medie në orën 17:00.