Maqedoni

Fillon “cirku” parazgjedhor në Kuvend

Pushteti dhe opozita filluan cirkun parazgjedho

Pushteti dhe opozita filluan cirkun parazgjedhor në Kuvend.

Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së këmbyen akuza dhe fyerje të ndryshme ndaj njëri tjetrit në Komisionin për Sistem politik.

Deputetët duhej të diskutojnë për propozim ligjin e deputetëve të pushtetit për avancimin e administratorëve në institucionet e shtetit.

Ndaj këtij propozim ligji kanë dalë kundër deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët thanë se pushteti bën përpjekje parazgjedhore për blerje të votave. Për këtë arsye kanë dorëzuar mbi 900 amendamente.

Ndërsa nga LSDM akuzuan opozitën maqedonase se punon në dëm të qytetarëve dhe administratorëve.

Nuk mungoi edhe atmosfera e tensionuar dhe fyerjet se cili lider partiak ka sunduar dhe sundon me regjim.