Ballkan

“Fillim i mbarë”, kryeministri dhe Presidentja e Greqisë bëjnë vaksinën ndaj COVID-19

Presdentja e Greqisë, Catherine Sakellaropoulou

Presdentja e Greqisë, Catherine Sakellaropoulou dhe kryeministri Mitsotakis kanë bërë vaksinën ndaj COVID-19 në Athinë.





Mitsotakis e përshkroi procedurën si “plotësisht pa dhimbje” , pasi përfundoi administrimi i dozës së parë të vaksinës,  ndërsa uroi një “fillim të mbarë” për stafin mjekësor.

 Mitsotakis iu injektua vaksina pak para orës 14:30 në spitalin Attikon, ndërsa përpara tij u vaksinua një infermiere, një 88-vjeçar dhe Presidentja Sakellaropoulou.

Greqia si gjithë vendet e tjera të BE sot ka filluar zyrtarisht vaksinimin ndaj COVID-19, dhe Presidentja me Kryeministrin ishin ndër të parët që e bënë.