Maqedoni

Filipçe sot takon pronarët e Klinikave Private

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pasdite do

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pasdite do të takohet me pronarët e klinikave private në vend, të cilat pas shpalljes së gjendjes së krizës duhet të vihen në funksion për luftë kundër pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë nuk ndanë detaje për takimin, por thonë se nga ky takim duhet definohen protokollet për punë, mënyra e pranimit të pacientëve, kategorizimi i tyre dhe mënyra e pagesës.
Për momentin nuk është e qartë se si qytetarët e infektuar me Kovid-19 e që shtrohen në Klinikat Private do të paguajnë kurimin dhe sa për qind nga shuma do ta mbulojë Qeveria. Gjendja e krizës për 30 ditë pritet të shpallet sonte në mbledhjen e Qeverisë.
Adrian Kerimi

The post Filipçe sot takon pronarët e Klinikave Private appeared first on Alsat.