Maqedoni

Filipçe: RO faktori ka rënë nën 1, mbetemi të kujdesshëm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se këtë mëngjes ka pasur takim të rregullt me ​​drejtorët e klinikave dhe kovid-qendrave në Shkup, pas çka është njoftuar se numri i personave të shtrirë në spitale ka shënuar rënie, transmeton Alsat. Sipas ministrit Filipçe, rënie ka shënuar edhe  faktori i infeksionit të virusit korona (RO faktori).

– Advertisment –

“Ballafaqimi me këtë valë të tretë, që paraqet valë të fuqishme, është jashtëzakonisht vështirë, jo vetëm në vendin tonë, por kudo në Evropë. Sipas analizës epidemiologjike, faktori RO ka rënë nën 1 dhe shpresojmë që të mbetet kështu. Ne mbetemi të kujdesshëm, virusi është i paparashikueshëm dhe tinëzar”, ka shkruar mes tjerash ministri Filipçe.