Maqedoni

Filipçe: Nesër arrijnë vaksinat ruse kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas vizitës së tij në Saraj deklaroi se gjatë ditës sës nesërme pritet të vijnë 3.000 vaksina ruse kundër Covid-19.

“Me shumë gjasë të mërkurën do të nis vaksinimi, ndërsa nesër pritet të arrijnë në Aeroportin e Shkupit, rreth orës 14:00”, pohoi Filipçe.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut pritet të furnizohet me rreth 200 mijë vaksina ruse Sputnik V.

The post Filipçe: Nesër arrijnë vaksinat ruse kundër Covid-19 appeared first on Alsat.