Maqedoni

Filipçe: Gjendja shëndetësore e Mickoskit është stabile

Gjendja e Hritijan Mickoskit është stabile, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një deklaratë pas pranimit të tre mijë dozave me vaksina ruse Sputnik V.

“Sipas mendimit tim profesional dhe sipas informacioneve që kam, gjendja e tij është e qëndrueshme”, deklaroi ministri Filipçe në lidhje me gjendjen shëndetësore të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ndryshe, Mickoski mbrëmjen e djeshme njoftoi se pas diagnostikimit me Covid-19 është shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup. Ai në një status u ankua për dhimbje koke dhe temperaturë të lartë trupore.

The post Filipçe: Gjendja shëndetësore e Mickoskit është stabile appeared first on Alsat.