Maqedoni

Filipçe: Gjendja me Covid-19 po stabilizohet

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas takimit me drejtorët e klinikave dhe kovid-qendrave ka shkruar në rrjetet sociale në lidhje me gjendjen epidemiologjike me pandeminë, transmeton Alsat. Filipçe ka shkruar se gjendja me pandeminë po stabilizohet pasi numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitale vazhdon të bie.

– Advertisements –

“Kemi vlerësuar gjendjen në lidhje me shtrimet në spitale gjatë fundjavës, deri më sot. Gjendja është e qëndrueshme dhe numri i pacientëve gradualisht po zvogëlohet. Shpresojmë që masat të vazhdojnë të japin rezultate, duke qenë se numri i të diagnostikuarve rishtazi po zvogëlohet, ne presim që situata të vazhdojë të stabilizohet”, ka shkruar ministri Filipçe