Maqedoni

Filipçe arsyeton vonesën e dozave të vaksinës kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konf

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp sërish siguroi që vaksina kundër Covid-19 do të mbërrijë në vend gjatë muajit shkurt. Ai tha se dozat do të arrijnë përmes marrëveshjes direkte me kompaninë Pfizer por edhe nga mekanizmi COVAX, transmeton Alsat.

“Tashmë janë rezervuar dozat për vendin tonë , ashtu siç paralajmëruam. Me këtë dinamikë, presim që dozat e para të arrijnë në muajin shkurt. Ditëve të fundit jemi informuar edhe nga mekanizmi COVAX, se edhe vaksinat e tyre do të arrijnë në muajin shkurt”, pohoi Filipçe.

Filipçe nuk përjashtoi mundësinë që vaksina të arrijë në vend para muajit shkurt, si pjesë e donacioneve nga vendet e BE-së, por që sipas tij problemi kryesorë për vonesën është se edhe vetë vendet e BE-së kanë marrë shumë pak doza të vaksinave.

“Është e mundur, që ndonjë prej vendeve me të cilët bisedojmë, më konkretisht Austria, Bullgaria, Polonia dhe Greqia, të ndajnë sasi nga vaksinat e tyre, por na tregojnë se problemi kryesorë për mosrealizim të mekanizmit të paralajmëruar nga ana e Komisionit Evropian për Solidaritet, jo vetëm për vendin tonë, por edhe me vendet tjera që nuk janë pjesë e BE-së, problemi është në sasinë që e kanë marrë ata për vete. Shumë më e vogël, rreth 1/10 nga sasia e planifikuar për vendet e tyre. Me zmadhimin e prodhimit të kompanisë Pfizer dhe kompanive tjera që janë pjesë e COVAX sistemi, pas muajit shkurt ky proces do të nis gjithkund me tjetër dinamikë”, tha mes tjerash Filipçe.

The post Filipçe arsyeton vonesën e dozave të vaksinës kundër Covid-19 appeared first on Alsat.