Showbiz

Fifi fliste për dashuri të madhe, por sapo pranoi se është ndarë nga partneri

Kengëtarja Fifi prej kohësh është përfolur për

Kengëtarja Fifi prej kohësh është përfolur për lidhjen e saj, të riun nga Tirana me Xhuljon Tabakun, dhe pse këngëtarja tentoi gjithmonë të ishte e rezervuar për të dhënat personale të tij.





Së fundmi, është dyshuar se çifti janë ndarë pasi ato nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, Fifi një ditë më parë është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe në këtë rast nuk mungoi një e tillë për dashurinë.

“A je me atë që dashuron”, ka qenë njëra nga pyetjet drejtuar Fifit. “Fatkeqësisht apo fatmirësisht Zoti nuk të jep çdo gjë në jetë. Por nuk ka më të bukur se dashuria. Thjesht dashuroni njerëz dhe nëse nuk mund ta keni kurrë. Dashuria është jetë e frymë”, shkroi Fifi, duke na lënë të kuptojmë se është ndarë nga Xhuljo.