Sport

FIFA: Kosova bie për tre vende, ndërsa Shqipëria mbetet në pozitën e njëjtë

FIFA ka publikuar së fundmi renditjen e përditë

FIFA ka publikuar së fundmi renditjen e përditësuar të kombëtareve, pas ndeshjeve të muajit mars, për eliminatoret e Botërorit ‘Qatar 2022’, njofton Insajderi.

Përfaqësuesja e Kosovës, që pas dy humbjeve, me Suedinë dhe Spanjën, ka zbritur me tre vende në renditjen e FIFA-s, teksa tashmë pozicionohen në vendin e 120-të në ranglistën e përgjithshme.

Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim në renditje, duke mbetur në vendin e 66-të, siç ishte më parë, edhe pas ndeshjeve të muajit nëntor. Humbja ndaj Anglisë nuk ka ndikuar në renditje, kjo për shkak se Shqipëria mori dy fitore të tjera, siç ishte ajo me San Marinon dhe ajo me Andorrën.

Për sa i përket vendeve të para, gjashtë vendet e para nuk ndryshojnë, me Belgjikën që kryeson, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia, Portugalia dhe Spanja. Italia për shkak të rezultateve shumë të mira, është ngjitur me tre pozicione dhe tashmë renditen në vendin e shtatë. /Insajderi.com