Lajme

Fier, arrestohet pas 12 vitesh 47 vjeçari i dënuar për shfrytëzim prostitucioni

Shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale

Shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, është kapur ditën e sotme nga policia e Fierit.

Albert Kurti, 47 vjeç, banues në Fier, i dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg.

Reklamo bizensin tuaj ketu

NJOFTIMI I PLOTE

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier u bë ndalimi i shtetasit:

Albert Kurti, 47 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.04.2008, e ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Etiketa: ,