Lajme

Fier/ Aksident, makina del nga rruga, familjarët përfundojnë në kanal

Një aksident automobilistik është regjistrua

Një aksident automobilistik është regjistruar sot në mbrëmje në aksin Levan-Fier. Si pasojë e aksidentit, tre personat të cilët udhëtonin me një automjet tip “Toyota” kanë përfunduar jashtë rruge, duke rënë në kanalin anësor.

Burime për mediat bëjnë me dije se makina ishte me targa greke, ndërkohë që nga aksidenti nuk ka të lënduar. Mësohet se familja me tre anëtarë ishte kthyer nga Greqia dhe në makinë udhëtonte burri, gruaja dhe vajza e tyre.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve .


Etiketa: , , , ,