Kosovë Sport

FFK i kundërpërgjigjet skandalit spanjoll: S’e pranojmë mosrespektimin e simboleve të Kosovës

Gazeta spanjolle, Marca ka shkruar për ndeshjen që Kosova do ta luajë ndaj Spanjës në udhëtim. Ndonëse është pranuar që loja të zhvillohet brenda territorit të Spanjës, ata kanë thënë se Kosova nuk do të trajtohet si komb, përkatësisht si shtet i pavarur dhe sovran.

Spanja nuk do t’i referohet Kosovës si shtet sovran. Në lidhje me këtë çështje, Express ka kontaktuar me drejtorin sportiv në Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahitin.

“Nuk pranojme në asnjë formë që të mos respektohen simbolet e shtetit. Kontakti me UEFA-n është i përditshëm. Nuk mirren vendimet krye në veti”, tha Sahiti për Express.

Qasja do të jetë tjeter edhe me flamurin e Kosovës, i cili nuk mund të shfaqet pranë atij spanjoll.

Sa i përket himnit, spanjollët nuk do ta paraqesin siç ndodh zakonisht, “himni kombëtar i …”, por do të thuhet se tani do të prezantohet muzika e dhuruar nga territori i Kosovës.