Lajme

Fermerët e Myzeqesë sërish në protestë, kërkojnë subvencione

Për të tretën herë brenda një muaji femerët e Myzeqesë janë ngritur në protesta.

Ata kërkojnë nga qeveria subvencion të drejtpërdrejtë për njësi prodhimi, vlerësim e kompensim financiar me çmim dysheme në raste të humbjes së prodhimit dhe fatkeqësive natyrore.

Gjithashtu fermerët kërkojnë ndërhyrje në paketën fiskale të vitit 2020 ku TVSH-ja të jetë e njëjtë si në shitje dhe në blerje, laborator analizash për produktet, si dhe duan që qeveria të jetë arbitër mes palëve tregtuese, (tregtar-fermer) për rregullimin e tregut.


Etiketa: , ,