Sport

‘Fenomeni’ Ronaldo: Maradona ishte një person fantastik

“Diego Maradona na lë një trashëgimi të paharru

“Diego Maradona na lë një trashëgimi të paharrueshme të futbollit dhe në të njëjtën kohë, me personin që ai ishte, i ka ndryshuar jetën shumë njerëzve”. Ronaldo Luis Nazario de Lima i mjaftojnë pak fjalë që të shënojë profilin teknik dhe atë human të Maradonës, njofton Insajderi.

“Fenomeni” ishte mik i Maradonës, mes të cilëve ekzistonte një lidhje e fortë. Ishte një person fantastik, i lumtur, shpërndante energji pozitive kudo. Dhe për sa i përket jetës së tij private, gjithkush bën me atë çfarë të dojë, ndaj nuk duhet gjykuar për atë”, ishin fjalët e ish anëtarit të Inter, Milan dhe Real Madrid.

Gjithashtu, Ronaldo tregon edhe arsyen pse Maradona mbante dy ora në duart e tij: “Po, ky detaj më kishte rënë edhe mua në sy dhe kur e pyeta në një darkë mes nesh, ai zbuloi se të dyja ia kishte dhuruar vajza dhe nuk i hiqte nga dora. Por, kur përfunduam darkën, ai më dhuroi njërën prej tyre. Unë nuk doja ta pranoja, por ai u tërbua në sekondë dhe m’u desh ta merrja”, ishin fjalët e brazilianit Ronaldo për legjendën argjentinase. /Insajderi.com