Bota

FBI akuzon Iranin dhe Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së

Irani dhe Rusia kanë mbledhur të dhëna nga votuesit amerikanë në mënyrë që të ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane, njoftoi Byroja Federale e Hetimit, duke shtuar se Teherani është përgjegjës për dërgimin e postave elektronike kërcënuese te votuesit demokratë.

Drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar, John Ratcliffe dhe drejtori i FBI, Chris Vray, thanë sot në një konferencë për shtyp se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen çdo vendi që përpiqet të ndërhyjë në zgjedhje, raporton AP.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ratcliffe specifikoi se qëllimi i “postave elektronike të rreme” të Iranit, të cilat pretendohet se janë dërguar nga grupi i ekstremit të djathtë të mbështetësve të Donald Trump “djemtë krenarë”, është të shkaktojë trazira dhe të dëmtojë presidentin aktual, raporton BBC.

Qeveria iraniane, përmes ambasadorit zviceran i cili përfaqëson interesat e Shteteve të Bashkuara në Teheran, dënoi ashpër akuzat, raporton Reuters.

“Irani dhe Rusia kanë ndërmarrë veprime konkrete për të ndikuar në opinionin publik në lidhje me zgjedhjet tona. Ky informacion mund të përdoret nga aktorë të huaj për të përhapur informacione të rreme te votuesit, të cilat mund t’i ngatërrojnë ata dhe të minojnë besimin në demokracinë amerikane,” tha Ratcliffe.