Gazeta Mapo, ndalet në numrin e nesërm tek sondazhi i publikuar nga Instituti Demokratik Amerikan dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, me 1536 të anketuar, ku shumica janë shprehur të pakënaqur me qeverinë.
Dështimet në procesin e rindërtimit, hapjen e negociatave apo dhe menaxhimin e pandemisë, apo dhe skandale të tjera duket se kanë sjellë mungesë besimi te qytetarët për qeverinë, në masën 59% dhe për parlamentin shqiptar në masën 60%.
Gjithsesi në sondazh vihet re dhe një numër i madh votuesish të pavendosur, dhe atyre që janë shprehur se nuk do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku numri i atyre që janë shprehur se nuk do të votojnë apo janë të dyzuar për të dalë në votime mbetet i lartë.
Etiketa: 59% e shqiptarëve, e “Mapo”, Faqja e Pare, sondazhi, të pakënaqur me qeverinë