Sport

Fantastik në dy ndeshje, Kumbulla i ndryshon mendjen Murinjos: Ka fituar besimin tim

Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, ka

Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, ka qenë një nga protagonistët kryesor në dy fitoret e fundit të skuadrës së tij dhe kjo gjë ka bërë që portugezi Murinjo të ndryshojë mendjen për të.



Në një intervistë, Zhoze Murinjo foli për formën e mirë që po kalon ekipi i tij. Gjithashtu ai foli dhe për mbrojtjen, por në veçanti për futbollistin e kombëtares tonë, Marash Kumbulla, ku nuk munguan elozhet për të.

“Kumbulla po luan mirë tani. Dy apo tre muaj përpara ai nuk e kishte besimin tim, por tani ai e ka fituar totalisht atë me punën e mirë që po bën” u shpreh portugezi.

Roma do të përballet në transfertë me Empolin dhe pritet që Kumbulla të startojë titullarë sërish përballë shokëve të tij të kombëtares.

Panorama Sport