Kult

“Fani nё kёrkim tё dritёs”, njё libёr inkurajues pёr fёmijёt dhe prindёrit

Nga Dr.

Nga Dr. Blerta Bodinaku*  – “Fani nё kёrkim tё dritёs” ёshtё njё libёr i mrekullueshёm pёr fёmijё. I pajisur me tё gjitha veçoritё e njё libri cilёsor edukativ dhe psikologjik, ai i tёrheq fёmijёt natyrshёm drejt natyrёs, por edhe drejt botёs sё ndjenjave, marrёdhёnieve si dhe ёndrrёs sё pёrhershme njerёzore pёr tё triumfuar mbi çdo sfidё dhe pёr tё ndriçuar mbi çdo errёsirё. Nё tё vёrtetё, xixёllonja Fani pёrfaqёson cilindo prej nesh, fёmijё apo tё rritur, nё pёrpjekjet tona pёr tё tejkaluar pengesat dhe kufizimet personale, qofshin ato fizike, psikologjike, sociale, apo tё çdo lloj natyre tjetёr. Pёrmes Fanit, fёmijёt mёsojnё tё njohin dhe kuptojnё sfidat personale dhe ato tё tё tjerёve pёrreth. Prindёrit gjithashtu mёsojnё tё njohin dhe pranojnё sfidat dhe vёshtirёsitё e fёmijёve tё tyre. Vetёm duke i pranuar te vetja dhe tё tjerёt, fёmijёt mund tё gjejnё guximin tё pёrballen me to dhe tё mos lejojnё qё sfidat e tyre t’i kufizojnё nё ndёrtimin e sё ardhmes.





Reklamo bizensin tuaj ketu


Pёr mё tepёr, me shumё thjeshtёsi, libri u mundёson fёmijёve dhe prindёrve, tё eksplorojnё sё bashku njё gamё tё gjerё tematikash me rёndёsi dhe ndjeshmёri tё veçantё, tё tilla si; njohja dhe pёrballja me pёrjetimet sfiduese tё xhelozisё, ambicies, garimit, dёshtimit; njohja dhe pranimi i diversitetit; rreziku i paragjykimit dhe diskriminimit social; vlera e guximit, eksplorimit, por edhe e kujdesit pёr veten dhe tё tjerёt; vlera e miqёsisё, e tё tjera marrёdhёnie qё çdo prind mund tё zbulojё nё mёnyrё individuale, nё varёsi tё nevojave tё fёmijёve tё tyre.
Edukimi i vlerave tё tilla si dhe kultivimi i njё marrёdhёnieje tё plotё me gjithё rrezen e pёrjetimeve personale pёrbёn njё nga boshtet qendrore tё prindёrimit tё mirё dhe bazёn e mirёqenies mendore dhe sociale tё fёmijёve tanё pёrgjatё rritjes. Pёrrallat dhe personazhet e tyre janё shoqёrues fantastikё nё procesin e rritjes dhe njё ndihmesё e jashtёzakonshme pёr prindёrit. Personazhet e pёrrallave u ofrojnё fёmijёve imazhe provizore te tё cilёt ata mund tё projektojnё pёrjetime tё vёshtira dhe sfidat personale tё zhvillimit, ndёrsa pёrrallat janё ura komunikimi midis prindёrve dhe fёmijёve.


“Fani nё kёrkim tё dritёs” ёshtё njё pёrrallё e plotё, e pasur me mesazhe domethёnёse dhe simbole psikologjike, qё inkurajon zhvillimin emocional tё fёmijёve dhe mbёshtet prindёrit tё cilёt duan tё mbjellin te fёmijёt e tyre dashuri pёr veten dhe tё tjerёt.
*Psikoterapiste