Kuriozitete

Familjet ruse e kuptojnë pas 38 vjetësh që vajzat e tyre ishin ndërruar aksidentalisht në spital

Dy familje në Rusi u tronditën kur e zbuluan pas 38 vjetësh që e vajzat e tyre ishin ndërruar aksidentalisht në lindje.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më 29 korrik të vitit 1982, në spitalin e maternitetit Kizil në Rusi, Vasilya Baimurzina dhe Valentina Baulina sollën dy vajza në jetë; njëra prej tyre lindi me flokë të errët dhe tjetra me ngjyrë më të çelët.

Foshnja me flokë të çelët, me emrin Gulsina, e cila kishte sy blu dhe lëkurë të zbehtë iu dorëzua nënës Baimurzina, derisa kjo e fundit i ka flokët me ngjyrë të errët.

Ndërkohë, vajza me flokët të errët, me emrin Alyona, e cila kishte sy kafe iu dorëzua nënës Baulina, derisa kjo e fundit ka flokë me ngjyrë të çelur.

Ende nuk dihet se ku dhe kur ishin shkëmbyer aksidentalisht etiketat e emrave të këtyre dy vajzave; të dyja nënat kishin të njëjtat iniciale V-B.

Megjithëse zbulimi erdhi shumë vite më vonë, Baimurzina dhe Baulina kishin dyshimet e veta për shumë veta, pasi vajzat e tyre ishin dukshëm të ndryshme në pamje nga ato.