Showbiz

“Familja jonë po shtohet”, blogerja shqiptare jep lajmin e ëmbël: Nënë për herë të tretë

Vjosa Muriqi, blogerja shqiptare ka ndarë një l

Vjosa Muriqi, blogerja shqiptare ka ndarë një lajm shumë të ëmbël me ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram. Ajo ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të tretë.





Vjosa ka postuar disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe mund të themi se duket më bukur se asnjëherë.

“Jam shtatzënë! Faleminderit Zot se na gëzove-familja jonë po shtohet”, ka shkruar bukuroshja krahas fotove.

Vjosa Muriqi është nënë e dy vajzave. Vogëlushet quhen Dea dhe Parajsa, të cilat janë bërë të njohura gjithashtu për publikun, pasi blogerja nuk ngurron që t’i publikojë ato në rrjete sociale.