Showbiz

“Familja jonë e vogël po rritet…” Granit Xhaka do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka do të bëhet sërish baba.

Granit Xhaka do të bëhet sërish baba. Bashkëshortja e tij, Leonita zbuloi se është në pritje të ëmbël, teksa ndau me ndjekësit një foto pranë futbollistit dhe Ayanës, ku vëmendjen e mori barku i saj i rrumbullakosur.





Së fundmi, Graniti ka publikuar një foto shumë të ëmbël. Në foton në fjalë shihet Ayana duke i puthur barkun Leonitës. Ajo duket se është disa muajshe shtatzënë.

“Familja jonë e vogël po rritet…mezi po presim të të takojmë”, ka shkruar Graniti krahas fotos.