Lajme

Familja e Astrit Deharit nesër merr raportin e institutit zviceran

amilja e aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari do të marrin raportin e institutit zviceran.

Gjatë ditës së nesërme, në ambientet e Prokurorisë Themelore në Prizren, familja e aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, do ta marrin raportin e plotë të mjekësisë ligjore të institutit zviceran, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vet avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Nesër më 24.10.2019 në orën 10.00 h në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore. Unë do te jem aty së bashku me prindërit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi.