Lajme

Facebook pezullon llogarinë e Donald Trump deri në janar të vitit 2023

Ish presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është p

Ish presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është pezulluar nga Facebook për dy vjet, njoftoi të premten kompania e mediave sociale, shkruan AlJazeera, transmeton Insajderi.

“Duke pasur parasyshë rëndësinë e rrethanave që çuan në pezullimin e Z. Trump, ne besojmë se veprimet e tij përbënin një shkelje të rëndë të rregullave tona, dhe meritojnë dënimin më të lartë”, tha zëvendës presidenti i Çështeve Globale të Facebook-ut, Nick Clegg.

Muajin e kaluar bordi mbikqyrës mbështeti pezullimin, por tha se nuk ishte e përshtatshme që Facebook të vendoste një dënim të papërcaktuar dhe pa standarde.

Kur pezullimi i Trump të hiqet përfundimisht, do të ketë një seri të rreptë sanksionesh që përshkallëzohen me shpejtësi që do të shkaktohen nëse Z. Trump kryen shkelje të mëtutjeshme në të ardhmen, duke përfshirë edhe heqjen e përhershme të fazeve dhe llogarive, shtoi Clegg./insajderi.com