Showbiz

Ezel fotografohet duke dalë nga spitali me vajzën në dorë dhe thotë fjalë zemre

Ditën e djeshme në media u bë e ditur se aktori turk Kenan Imirzalioglu, i njohur si Ezel, është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Lalin.

Çifti u fotografuan ditën e djeshme duke lënë spitalin. Së fundmi, Ezeli ka folur për herë të parë pas ardhjes në jetë të së bijës, duke thënë se është një ndjesi shumë e bukur.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Zoti i bekoftë me fëmijë të gjithë ata që duan të bëhen prindër. Është një ndjenjë kaq e bukur”, është shprehur ai.