Shqipëri

Exit Polli i Albanian Post për zgjedhjet në Shqipëri: Opozita e mposht PS’në

Mediumi Albanian Post ka parashikuar se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri do t’i fitojë Partia Socialiste me një margjinë të ngushtë përqindjeje, prej 46.9 për qind. Por, dy partitë opozitare, PD e LSI kanë dalë bashkë mbi 50 për qind.

Të dytën, mediumie ka radhitur PD’në me 43.5 për qind. Ndërkaq, e treta radhitet LSI’ja me 6.9 për qind.

Sipas raportimit të fundit i KQZ’së, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 18:00 ka shkuar në nivelin e  45.43%.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ pjesëmarrja më e madhe vijon në Qarkun e Dibrës me 51.53%, më pas Qarku i Tiranës  me 51.44% , ndjekur nga Qarku i Kukësit me 48.01 %.