Kosovë Sport

Evropiani i Xhudos: Krasniqi e mposht rusen dhe siguron finalen për medalje të bronztë

Distria Krasniqi është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian 2020, pasi e mundi bindshëm xhudisten ruse Irina Dolgova.

Xhudistja kosovare nuk pati telashe ta mundë Dolgovën, të cilën e hodhi në tapet me ippon në meçin gjysmëfinale për medaljen e bronztë në Evropianin e Pragës, raporton Gazeta Express.

Reklamo bizensin tuaj ketu

26-vjeçarja është në kërkim të medaljes së dytë evropiane, pas asaj të argjendtë që e kishte fituar më 2018.