Shqipëri

Eurostat: Në dekadën e fundit 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE

622 mijë shqiptarë kanë marrë dekadën e f

622 mijë shqiptarë kanë marrë dekadën e fundit leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.
Numri më i lartë i lejeve të dhëna rezulton ai në periudhën 2008-2010, kur do të arrihej praktikisht dhe një rekord prej 100 mijë lejesh qe evidenton qartë nivelet e larta të emigrimit në atë kohë.

Kjo situatë nuk do të vazhdonte gjatë; viti 2013 solli një rënie të ndjeshme të lejeve, shifra e ulur e të cilave për atë kohë konsiderohet dhe një tregues i frenimit që mori ky fenomen. Por rigjallërimi I ciklit të emigracionit nuk vonoi, duke mbërritur vitin e kaluar në rreth 62.5 mijë leje qëndrimi, niveli më I lartë ky që nga 2010-ta.

Vendi që ka dhënë më shumë leje të tilla rezulton Italia, ndërsa Greqia renditet e dyta pas saj. rritje të ndjeshme nderkohe ka shënuar këto vitet e fundit edhe Gjermania, që ka dhënë gjithsej 28 mijë leje, 10 mijë nga të cilat vetëm në 2018-tën. Ky vend është kthyer së fundi në një magnet për profesionistët shqiptarë; ekonomia më e madhe e Europës është duke joshur në mënyrë të vecantë infermierë, punonjës IT-je, inxhinierë, ndërsa në përgjithësi po I jep hapësirë personave të kualifikuar. /TCH/