Sport

Europa League: Formacionet zyrtare të katër sfidave çerekfinale, kryendeshja Ajax vs Roma

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhen katër nd

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhen katër ndeshjet e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Europës, njofton Insajderi.

Ndeshja që premton spektakël është ajo ndërmjet Ajaxit dhe Romës, ku të dyja skuadra vijnë me synime të qarta, të marrin rezultat sa më pozitiv në këtë ndeshje. Ajax vjen si kryesuese e kampionatit holandez dhe kërkon rrugën drejt gjysmëfinales, ndërsa Roma e sheh fitimin e Ligës së Europës si një mundësi e mirë për tu kualifikuar për në Champions vitin tjetër.

Në sfidën tjetër Arsenali vjen favorite në letër, teksa pret në Londër skuadrën çeke të Slavias së Pragës. Me një Lacazette në superformë, londinezët do të tentojë të mbyllin një kualifikim për në gjysmëfinale që në ndeshjen e parë.

Ndërkohë në sfidën tjetër, anglezët e Manchester United luajnë në shtëpinë e Granadës në Spanjë. Spanjollët janë cilësuar si surpriza e këtij kompeticioni, teksa “djajtë” vinë si favorit absolut për fitimin e turnet.

Dhe sfida e katërt do të servirë një përballje midis Dinamos së Zagrebit dhe spanjollëve të Vilarrealit. Kroatët vijnë të motivuar pasi eliminuan Tottenhamin e Jose Mourinhos, dhe do të kërkojnë vazhdimësinë përballë Vilarrealit e cila vjen pas tre fitoreve radhazi në La Liga. /Insajderi.com

Ajax vs ROMA

Arsenal vs Slavia Prague

Granada vs Manchester United

Dinamo Zagreb vs Villarreal