Sport

Euro 2020/ Shqipëria mbyll kualifikueset me humbje, mposhtet 0-2 nga ‘gjelat’

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Francë, ku ‘gjelat’ kanë fituar me rezultatin 0-2.





Golat u shënuan në minutën e 8’-të nga Tolisso dhe në minutën e 30’-të nga Antoine Griezman.

Inagurimi i stadiumit të ri ‘Air Albania’ mesa duket nuk ishte edhe aq fatsjellës për kuqezinjtë.

Kombëtarja shqiptare përfundon grupin H të kualifikueseve për EURO 2020 në vendin e katërt. Nga ky grup u kualifikuan kampionia e botës në fuqi, Franca dhe Turqia.