Turqisë i ka mjaftuar një pikë ndaj Islandës për tu kualifikuar edhe matematikisht në finalet e Europianit 2020.
Kombëtares turke, e cila bën pjesë në grupin H së bashke me Shqipërinë i mjaftoi barazimi 0-0 për tu kualifikuar në kompeticionin që mbahet gjatë verës së vitit të ardhshëm.
Ky barazim e ngjit Turqinë në vendin e parë në kuotën e 20 pikëve, katër më shumë se Islanda. Ndërkohë, Franca e vendit të dytë, duhet të marrë pikë të plota në dy takimet e radhës për të qënë ajo si e kualifikuar në Europian si e para në grupin H.
Etiketa: Euro 2020, France, Islanda, kombëtarja shqiptare, turqia