Kronika e Zezë

Është kapur drogë në vlerë prej 500 mijë eurove në Dibër

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në afërsi të kufirit me Shqipërinë janë kapur lëndë narkotike në vlerë prej 500 mijë eurove.

Policia në vendkalimin kufitar “Bllato”, respektivisht në afërsi të fshatit Ame të Dibrës ka kapur 10 paketime me marijuhanë.
“Janë kryer kontrolle, dhe është konstatuar se në paketime ka rreth 200 kilogram marijuhanë në vlerë të 500.000 eurove”, thuhet në njoftimin e MPB-së.