Maqedoni

ESHS: Sot nuk do të nis regjistrimi në terren

Nga Enti Shtetërorë për Statistika njoftojn

Nga Enti Shtetërorë për Statistika njoftojnë se edhe përkundër se Ligji parasheh që sot të nis regjistrimi i popullatës në terren, i njëjti nuk do të ndodhë.

– Advertisment –

“Duke pasur parasysh situatën e re në lidhje me Regjistrimin 2021, dhe në përputhje me Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Vendbanimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për 2021, deri në përfundim të procedurës në Kuvendin e RVM-së, që pritet shumë shpejt, Enti Shtetëror i Statistikave nuk do të fillojë aktivitetet e regjistrimit në terren”, thuhet në njoftimin e ESHS-së.

ESHS vlerëson se ka kohë të mjaftueshme për zhvillimin e operacionit statistikorë, edhe në rast se i njëjti nuk shtyhet për në shtator.

“Duke marrë parasysh që Regjistrimi është planifikuar të zgjasë 21 ditë, dmth deri më 21 prill, Enti Shtetëror i Statistikave konsideron se ka kohë të mjaftueshme që të gjitha aktivitetet e planifikuara të regjistrimit të përfundojnë në kohë.”

Lajmi është në përditësim…