Lajme

Escobar pritet ta zhvillojë vizitën e parë në Shqipëri

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan p

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zhvillojë vizitën e parë në Shqipëri më 9 dhjetor, përcjell Insajderi.com.

Qëllimi i vizitës së tij është thellimi i miqësisë mes dy vendeve, mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike, raporton Top Channel.

Gjatë kësaj vizite, Escobar do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe udhëheqës tjerë.

Në këto takime, do të rikonfirmohet mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.

“Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet ndër të tjera në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë./Insajderi.com