Showbiz

Ermal Fejzullahu rrëfen ngjarjen në një koncert kur iu ofrua të paguhej me drogë

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka arritur që për vite me radhë ta bëjë për vete publikun me këngët e tij.

Përgjatë gjithë këtyre viteve karrierë me koncerte e mbrëmje të shumta, ai ka një ngjarje interesante për të treguar, e cila i ka ngelur në kujtesë.

Së fundmi, në një intervistë për Top Albania Radio, Fejzullahu ka rrëfyer për një situatë të pazakontë, ku në një koncert, në mungesë të parave i ishte ofruar pagesa me drogë.

Ai thotë se ngjarja ndodhi shumë vite më parë në një koncert në Itali, por që ai sigurisht nuk e kishte pranuar ofertën e organizatorit.

“Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha Sinan ta kam zbardhur fytyrën. Ne nuk e morëm vesh… por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë… e dini ju me çfarë (kokainë)”, është shprehur këngëtari.

Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha Sinan ta kam zbardhur fytyrën. Ne nuk e morëm vesh… por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë… e dini ju me çfarë (kokainë)”, është shprehur këngëtari.