Sport

Eriksen e kualifikon Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Ibrahimovic e la Milanin në lloç

Milani e ka mundur Interin për të prerë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Derbi i Madonninës i ka takuar Interit.

Në San Siro, të besuarit e Antonio Contes kanë triumfuar me rezultatin 2-1, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Golin e fitores dhe kualifikimit e shënoi Christian Eriksen në minutën e 97-të, derisa u dhanë 10 minuta shtesë.

Golin tjetër për Interin e shënoi Romelu Lukaku, derisa për Milanin shënoi Zlatan Ibrahimovic.

Ibra shihet si fajtori numër një për këtë eliminim të Milanit sepse në minutën e 59-të, e la skuadrën e tij në lloç duke u ndëshkuar me të dytin të verdhë për t’u përjashtuar nga loja.