Lajme

Erdogani u bën thirrje armenëve të dalin kundër qeverisë së tyre: Po ju çojnë në katastrofë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, të dielën i bëri thirrje popullit armen që ta marrë të ardhmen e vet në dorë duke dalë kundër, siç tha ai, udhëheqësisë që po i çon në katastrofë, pas përleshjes së armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Përderisa i bëj thirrje popullit armen ta marrë në duar të ardhmen e vet kundër udhëheqësisë që po i çon në katastrofë dhe që po i përdorin si kukulla, ne gjithashtu i bëjmë thirrje botës që të qëndrojnë me Azerbajxhanin në betejën e tyre kundër pushtimit dhe mizorisë”, shkroi Erdogani në Twitter.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ai gjithashtu tha se Turqia do të vazhdojë ta rrisë solidaritetin me Azerbajxhanin, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Armenia të dielën e shpalli gjendjen e luftës dhe e mobilizoi popullsinë e gjinisë mashkullore pas përleshjeve vdekjeprurëse me vendin fqinj.

Turqia i dënoi veprimet e Armenisë, duke i cilësuar ato si provokime kundër Azerbajxhanit.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë një konflikt të pazgjidhur rreth rajonit të kontestuar të Nagorno-Karabakut, i cili ndërkombëtarisht njihet si territor i Azerbajxhanit, por që është nën kontrollin e armenëve.