Lajme

Erdhi në Kosovë për pushime, mërgimtares ia vjedhin pasaportat, letërnjoftimin dhe kuletën

Një vjedhje ka ndodhur në qytetin e Podujevës, ku një mërgimtareje i janë vjedhur pasaportat dhe paratë në veturën e saj.

Sipas Policisë, asaj i janë vjedhur pasaportat dhe 230 euro.

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona deri më tani të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës së sajë me targa vendore dhe i kanë vjedhur një pasaportë të Republikës së Kosovës, një pasaportë të shtetit Gjerman, një letërnjoftim të shtetit Gjerman dhe 230 (dy qind e tri dhjetë) €. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.