Maqedoni

Era, “shpëtimi” i vetëm nga ndotja e ajrit, Zaev paralajmëron tramvaj elektrik

Era përkohësisht sot ka shpëtuar banorët e Shkupit nga ndotja. Stacionet matëse të Ministrisë së mjedisit jetësorë në kryeqytet, kanë regjistruar nivel të ulët të grimcave PM10 në ajër. Kurse kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve nga foltorja e Kuvendit sot tha se janë formuar ekipe të MPB-së, inspektorate lokale dhe punonjës në Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor, të cilët në nivel ditor do të përcjellin se ku ka zjarre në vende publike apo ndezje të pyjeve. Si masa shtesë, Zaev përmendi gazifikimin dhe tramvajin elektrik.

Qeveria ka për qëllim t’i përfundojë takimet e saja të punës me Qytetin e Shkupit dhe të fillojë projekt i cili përfundimisht do të mundësojë tramvaj elektrik në Shkup, me vlerë të projektuar prej 100 milionë euro – tha Zoran Zaev- kryeministër.

Ambientalistët përmes debateve publike kërkojnë aksione shtesë nga inspektorët.

U bëmë thirrje institucioneve kompetente, sidomos Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësorë të bëj monitorim të jashtëzakonshëm në kapacitetet kyçe, që janë ndotësit më të mëdhenj në qytet dhe rrethinë – tha Natasha Amdiu- kryetare e Organizatës “Instituti i gjelbër”.

Për një javë pritet të hyjë në fuqi Rregullorja e Ministrisë së mjedisit jetësor me të cilën do të vërtetohet kush dhe me çfarë vlera kufizuese mund ta ndot ajrin. Gjoba më e vogël do të jetë 10.000 euro.

Deri më tani kishim probleme sepse nuk kishte vlera të shkruara të kufizimit të instalimeve, ku fuqia djegëse është deri në 1 megavat orë. Tani këtë e rregulluam. Tani inspektorët do të kenë duar të zgjidhura që t’i sanksionojnë të gjithë ata që nuk i respektojnë vlerat e kufizuara – u shpreh Mirosllav Bogdanovski- udhëheqës i inspektoratit të Qytetit të Shkupit.

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj njoftuan se kanë dorëzuar padi në Gjykatën Civile kundër Qeverisë, Ministrisë së ekologjisë dhe Qytetit të Shkupit për shkak të ndotjes së ajrit, për vërtetimin e të drejtës së shkeljes së mjedisit të shëndosh jetësorë, të drejtën për shëndet si dhe të drejtën për jetë personale dhe familjare.

Alsat

Loading…