Showbiz

Era Istrefi shfaqet tejet atraktive në pozat e reja

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Era Istrefi ka nxjerrë në llogarinë e saj në “Instagram” disa imazhe ku është shfaqur goxha atraktive.

Pas pothuajse dy muajsh pauzë në rrjetet sociale, Era Istrefi është “rikthyer” me disa poza mjaft joshëse. Ajo është shfaqur si një bjonde e veshur e tëra në ngjyra të zbehta gjersa kishte vendosur një grim natyral.

Pamjen e saj e ka kombinuar me një duks ngjyrë të zezë me shenjën e dollarit në të të cilin e ka shoqëruar me një aksesor në qafë. Paraqitjen e saj e kompletoi me një palë çizme të bardha dhe një çantë të zezë.

Dëgjova se po më kërkoje,” ishte mbishkrimi që Era i kishte vënë imazhit të cilin e shkroi në gjuhën angleze.

Kujtojmë që 26-vjeçarja nuk ka qenë aktive në muzikë që nga publikimi i këngës së fundit “No Maybes” në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arashin. Kënga u publikua më 27 Mars 2020.

Edhe pse paraljmëroi një bashkëpunim me artistin nga Ferizaji, Buta, një gjë e tillë nuk u publikua dhe tema u shushit.