Showbiz

Enxhëll zbulon arsyen pse u largua nga ‘Love Story’: Të njëjtat prekje duarsh…

Nata e 10-të e spektaklit Love Story në TV Klan

Nata e 10-të e spektaklit Love Story në TV Klan rezervoi emocione e të papritura, teksa Enxhëll vendosi të linte garën për zemrën e Saimirit.Në një intervistë për progrmin “Daily Love Story”, bukuroshja nga Gjirokastra ka treguar edhe arsyen se përse vendosi të tërhiqej nga emisioni.”Se di, më erdhi natyrshëm, ndoshta presioni i familjes. Më duket sikur po bëj një jetë tjetër, kam dalë nga vetja ime.





Plus edhe takimet, pash takimin e Redonës, të njëjtat prekje duarsh, të njëjtat përqafime. Nuk kishte diçka të veçantë nga i imi përveçse filmave romantik. Unë nuk jam një shoëgirl. Thjesht erdha për të gjetur dashurinë por…

Me sa pamë edhe nga Saimiri nuk kishte ndonjë problem. Gjithsesi unë e falenderoj shumë Saimirin, falenderoj shumë edhe produksionin, shpresoj të kem dhënë më të mirën time”, u shpreh Enxhëll.

Prisje ndonjë reagim nga Saimiri?

Enxhëll: Jo sepse ai më ktheu njëherë dhe unë e falenderoj shumë, nuk dua që kjo të ndodhte përsëri. Unë e kisha marrë verdiktin tim dhe nuk do kthehesha mbrapa. E kisha menduar edhe më përpara, thjesht nuk gjeja guximin që ta shprehja.

Kam mësuar shumë gjëra të reja, kam njohur njerëz që i shikoja vetëm nga televizori. Ka qenë një eksperiencë e bukur, e vështirë, një periudhë e ndërthurur…I falenderoj të gjithë shum