24 orë+

Enver Hoxhaj tregon se me kërkesë të kujt është formuar Gjykata Speciale

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar ngjarjet e fundit që kanë ardhuar nga Gjykata Speciale, duke thënë se kjo cfarë po ndodhë është e vështirë për Kosovën.

Sipas Hoxhajt, të gjendesh në një situatë që pas 20 viteve kjo Gjykatë të zhvendosë role se kush ka qenë fajtor dhe kush viktimë kjo është e papranushme.

“Kjo çfarë po ndodhë me Gjykatën Speciale është e vështrië për Kosovën pasi lufta që ka bërë Kosova dhe angazhimi i tyre ka qenë i drejtë dhe sot të jemi duke u  ballafaquar me drejtësi është e veshtirë.  Kosova në këtë fazë duhet ta kuptoj drejtë se si duhet të ballafaqohet , pasi  shqiptarët kanë qenë viktimë. Të gjendesh në një situatë që pas 20 viteve gjykata të zhvendos role se kush ka qenë fajtor dhe kush viktimë kjo është e papranushëm”, ka thënë Hoxha në emisionin PA MASKË.

Tutje, Hoxhajt ka shtuar se kjo gjykatë është formuar me kërkesë nga partnerët tonë ndërkombëtarë, nuk ka qenë e lehtë as kur është votuar.

“Kjo nuk ka qenë e lehtë as kur u votua pasi amerikanët e kanë kërkuar, ka pas draft ligje që nuk kanë qenë të lehta që të gëlltiten. Nuk është që nuk kemi pas dije se cfarë po ndodhë por ka qenë kërkesë e partnerëve tonë ndërkombëtare, duke e votuar gjykatën kemi menduar që do t’i shërbejmë vendit dhe interesave shtetërorë por skemi menduar që do të vijë dita që edhe Thaci dhe Veseli do të ftohen”, ka thënë Hoxha./24-ore.info