24 orë+

Enver Hoxhaj: Kam respekt për Albin Kurtin, por tani kemi dallime të mëdha

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se partia e tyre nuk bëhet bisht as e VV-së e as e LDK-së për të ardhur në qeveri, raporton Insajderi.

Hoxhaj, ka shtuar se gëzon respekt për një lider të votuar si Albin Kurtit, por që tani kanë dallime të mëdha, pasi partia e tij shohim qëllimet politike dhe besimin e ndërsjelltë në mes partnerëve të koalicionit.

“Një lideri i votuar si Albin Kurti e gëzon respektin tim, por tani kemi dallime të mëdha. PDK nuk bëhet bisht as i VV-së  e as i LDK-së, ne pranojmë që të bëhemi ata që e projektojmë politikën në Kosovë, por aktulaisht jemi larg me VV skemi pasur as takime. Ne si parti shohim atë se cilat janë qëllimet politike, a ka besim të ndërsjelltë në mes partnerëve dhe cfarë do të arrijmë sëbashkë”, ka thënë Hoxhaj, në emisionin PA MASKË./24-ore.info