Maqedoni

Enti Shtetëror i Statistikave: Nga diaspora deri më tani janë regjistruar 137 111 persona

Enti Shtetëror i Statistikave informon se v

Enti Shtetëror i Statistikave informon se vazhdon regjistrimi i diasporës së Maqedonisë së Veriut. Nga Enti  theksojnë se brenda një dite janë regjistruar 7 102 shtetas të Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit. Ndërkaq deri më tani numri i përgjithshëm i të vetëregjistruarve ka arritur në 137 111 persona.

– Advertisment –

“I ftojmë të gjithë mërgimtarët tanë të shfrytëzojnë rastin dhe t’u përgjigjen pyetjeve në aplikacion. Për çdo paqartësi në lidhje me metodologjinë e regjistrimit ose ndonjë problem teknik, Enti Shtetëror për Statistika është në dispozicion të tyre me linjat e hapura të komunikimit në dispozicion në faqen e internetit Popis2021.stat.gov.mk”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i  Statistikave.

Kujtojmë që regjistrimi i popullsisë ka filluar më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill.