Sport

Enis Bardhi: Çdo futbollist duhet të japë maksimumin për ekipin ku luan

“Përballja me Kosovën ishte e veçantë.

“Përballja me Kosovën ishte e veçantë. Pas ndeshjes kam pasur komente pozitive dhe negative. Çdo futbollist duhet të japë maksimumin për ekipin ku luan”.

Këto ishin komentet e mesfushorit shqiptar që luan për Maqedoninë e Veriut, Enis Bardhi.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Bashkë me kombëtaren e tij arritën të shkojnë në finale ku do të përballen me Gjeorgjinë për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Ai në SuperSport tha se “Edhe para ndeshjes me Kosovën kam thënë që ekipi ynë ka më shumë eksperiencë. Kosova ka shumë lojtarë të fortë në aspektin individual. U futëm në fushë për ta fituar ndeshjen, jo për të bërë disa gjëra në mënyrë individuale”, tha ai.

Përndryshe Bardhi luan në La Ligan spanjolle dhe është një ndër lojtarët më cilësor që ka Maqedonia e Veriut. /Insajderi.com